Kate Middleton dhe Meghan Markle mund të mos bien dakord për çdo gjë, por të dyja kanë shije të njëjta kur vjen pun ate këpucët.

Përpara kurorëzimit të Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla këtë fundjavë, Princesha e Uellsit doli për të përshëndetur dashamirësit jashtë Pallatit Buckingham e veshur me një fustan të bardhë Jenny Packham me mëngë të gjata, shoqëruar me një pale taka Aquazzura (850 dollarë).

Ndërsa kjo shënon herën e parë që Middleton ka veshur këtë palë të veçanta të zeza, ajo ka gjithashtu një palë kamoshi nude (795 dollarë), që i veshi në pritjen e liderëve të G7 në 2021.

Këpucët janë të preferuarat prej kohësh të Dukeshës së Sussex-it. Edhe ajo ka këpucët kamosh të zeza dhe nude, dhe i veshi ato për dalje të shumta mbretërore përpara se ajo dhe burri i saj Princi Harry të largoheshin nga detyrat e tyre në 2020.

Në fakt, 41-vjeçarja Markle është një adhuruese e këtij stili, saqë ka dy pale të ngjashme nga i njëjti koleksion Aquazzura në dollapin e saj: Bow Tie Sandal (795 dollarë) dhe Baw Tie Balet Flat (695 dollarë).

Përveçse janë të preferuarat e dukeshave, takat e Aquazzura-s janë shfaqur edhe në këmbët e yjeve, duke përfshirë Jennifer Lopez, Reese Witherspoon, Chrissy Teigen dhe Eva Longoria, etj.