Një nga arsyet për të cilën ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” Kristi është komentuar shumë në rrjet, ka qenë pikërisht marrëdhënia e tij me Zazën, duke e lidhur edhe me situatën që ai krijoi me Kejsi Medinin brenda shtëpisë.

Teksa Kristi ka qenë gjithmonë i rezervuar kur bëhej fjalë për jetën e tij personale jashtë formatit, së fundi është prenoncuar duke thënë se ishte një marrëdhënie në distancë me Zazën e se “nuk ishin për njeri-tjetrin.”

“Është e mbaruar, le të rrijë ashtu më mirë. Si me atë, si më Keisin, janë dy marrëdhënie të mbaruara për mua.”- u shpreh ai.

I pyetur nëse ka patur marrëdhënie të gjatë me Zazën jashtë, Kristi tha:

“Jo, jo të gjatë. Kishim disa muaj me njëri-tjetrin, ishte një distancë e gjatë, dhe kjo e bënte akoma më të komplikuar. Kështu që për mua dhe kjo më mirë që përfundoi se tregoi që s’jemi për njëri-tjetrin.”