Mund ta keni dëgjuar shprehjen franceze “la petite mort” në momente intime apo biseda të rastësishme; për ata që nuk e dinë kuptimin e saj, ajo ska të bëj, natyrisht, me seksin.

Për disa, fjala "orgazmë" është shumë e zakonshme për përvojën jashtë trupit që u sjell njerëzve. Dhe le ta pranojmë, disa gjëra thjesht tingëllojnë më sensuale në frëngjisht.

"La petite mort", nga frengjishtja, vdekja e vogël, është një shprehje që do të thotë"humbje ose dobësim i shkurtër i vetëdijes.

Filozofët kanë sugjeruar që kjo thënie flet për “humbjen psikologjike” që pësohet pas seksit. Ideja qëndron tek fakti që orgazma nuk shkakton vetëm një çlirim fizik, por edhe një çlirim shpirtëror.

Të tjerë argumentojnë se "la petite mort" i referohet diçkaje më të mirëfilltë: Ideja se një orgazmë na sjell pak më afër vdekjes. Sigurisht, lidhja kulturore midis vdekjes dhe seksit ekzistonte shumë përpara se "la petite mort" të hynte në leksikun francez.

Aristoteli besonte se orgazmat i bënin gratë të paafta për të mbajtur fëmijë. Gjatë historisë, nga koha mesjetare deri në epokën viktoriane, mjekët kishin frikë se forca jetësore e dikujt mund të "konsumohej" duke bërë seks. Fatmirësisht, asnjë nga këto besime nuk doli të jetë e vërtetë.