Ditën e djeshme profili i vetëm zyrtar i Luiz Ejllit në mediat sociale nuk hapej. Nëse kërkonit emrin e tij në Instagram rezultonte se kishte postime por nuk shfaqeshin dhe nuk mund të kryenit asnjë veprim tjetër.
Pas disa orësh Luizi u rikthye sërish. U aludua se mund të kishte aplikuar për të verifikuar llogarinë, por ajo mbetet e paverifikuar. Ndërkohë sot ai ka reaguar dhe ka treguar se ka pasur një problem që tani është rregulluar.
“Çapaçula mos u mërzisni për Instagramin. Se këtë punë kanë, nga ngarkes..nuk e di nga çfarë se nuk marrë vesh. Besoj se tani e kanë rregulluar dhe nuk do ketë më problem. Kështu që do shihemi këtu, do flasim, do qeshim. Ju puth të gjithëve. Ju dua shumë”- ka thënë ai në një video të publikuar në Instagram.
Kujtojmë se adresa e tij e parë u hap nga mikesha e tij, Jurgena. Asokohe Luizi arriti 700 mijë ndjekës për dy muaj. Më pas Luizi nënshkroi një kontratë me Top Channel duke ua kaluar atyre të drejtat e imazhit.
Instagrami i tij u mbyll dhe pak para se ai të dilte nga shtëpia e famshme u hap një tjetër nga Kiara dhe menaxherët e Luizit. Ditët e fundit faqja u mor nga Luizi i cili deklaroi se po e menaxhonte vetë.