Ashtu si çdo gjë tjetër në ditën e dasmës, edhe grimi juaj duhet të jetë i kuruar në çdo detaj; e për të krijuar përsosmërinë, është e rëndësishme t’i hidhni një sy tendencave të 2023-shit.
Grimieret e Class Hair&Make Up na prezantojnë me trendet më të pëlqyera të ksaj vere për grimin e nuseve, së bashku me këshillat e nevojshme për zgjedhur look-un mahnitës e që të le pa fjalë!
Minimalizmi
Viti 2023 është sërish viti i dasmave intime dhe kjo nënkupton që edhe nuset zgjedhin gjithmonë e më shumë një grim sa më minimalist. E pikërisht kur bëhet fjalë për minimalizmin, jeni në duar të sigurta tek Class Hair&Make Up, që e kuptojnë shumë mirë kur thoni “Less is more!”
Look-u i freskët
Nuset dëshirojnë të shijojnë çdo sekondë të lumturisë që i ofron dita më e rëndësishme e tyre e mos të shqetësohen për asgjë tjetër. Kështu, për ceremonitë e dasmës kërkojnë një look të pastër e të freskët. Mjafton t’i kërkoni gocave të Class Hair&Make Up ta përgatisin mirë lëkurën tuaj dhe rezultati do të jetë fiks siç e dëshironi, rrëzëllitës dhe solar!
Sy të guximshëm, buzë nude
Përgatituni të shihni ton sysh të guximshëm, me ngjyra të forta, të shoqëruar me buzë nude. Ky është ekuilibri i përsosur kur bëhet fjalë për grimin, një tendencë e nisur që në 2021-shin por sa vjen e pëlqehet më shumë.
Smokey Eye Pastel
Një ‘smokey eye’ pasteli është kombinimi perfekt! Mund të keni nuanca me ngjyrë relaksuese pastel në sytë tuaj, të përfunduar me një grim dramatik sysh. Duket se gjithnjë e më shumë nuse po e pëlqejnë këtë trend, prandaj parashikojmë se do të jetë një tendencë shumë e përhapur këtë sezon!
Barbiecore
‘Barbiecore’ është një nga ato tendenca që pritet të kthehet në të preferuarën e padiskutueshme për të gjitha vajzat. Duke u influencuar padyshim nga personazhit të Margot Robbie në filmin ‘Barbie’, por sidomos nga look-u i Hailey Bieber së fundmi, shumica e vajzave vazhdojnë të preferojnë look-un e dominuar nga roza e lehtë.