Porta hapet dhe ti hyn në një tokë Toskane, me një dekor unik dhe e rrethuar me njerëz të veçantë.
Gjelbërim, lule dhe fruta, që krjijojnë idenë e vitalitetit dhe mirëqënies shpirtërore.
Odeta Banushaj bashkëpunoi me Class Events për të shënuar një ditë të rëndësishme, inaugurimin e Bannu Studio.
Odeta është një emër i familjarizuar me çdo vajzë dhe grua. Dikur gazetare dhe sot një nga influenceret më të sukseshme, ajo sjellë përmes rrjeteve sociale një pjesë të jetës së saj, me detajet e së cilës na frymëzon për të bërë zgjedhje më të mira në përditshëmri.
Odeta ka realizuar një ëndërr me të cilën do i bëjë shumë vajza pjesë të saj. Dhe kjo ëndërr është pikërisht Bannu Studio.
Një vend i ri, ku do të gjeni aksesorë të veçantë për t’u kombinuar në përditshmëri, por edhe në evente të rëndësishme.
Jo më kot dekori dhe vendi, Uka Farm, na dha ndjesine e Toskanës së Italisë. Aksesorët e Bannu dizejnohen në Itali dhe Class Event bëri të mundur krijimin e një 'vibe' real për tematikën.
Ne kishim 5 kuriozitete për Bannu dhe ato janë:
Bannu Studio, lindi si ide në momentin që...
...ëndërroja dhe isha shumë pranë realizimit. Puna si influencer dhe të qënit pjesë e fushës së modës, më ndihmoi të kuptoja çfarë do të ishte Bannu, të zbuloja vërtet çfarë do të ishte ai produkt që do më përfaqesonte mua Odetën, stilin tim dhe botëkuptimin tim për të bukurën.
Bannu Studio, vendi ku do të gjeni aksesorë unik sepse...
...koleksioni i parë është inspiruar nga uji dhe forma e rrjedhshmërisë së tij, elegante, forma jo perfekte, duke reflektuar lojën e dallgëve dhe bukurinë e formës së tyre kur kërcejnë.
Bannu Studio, ka si synim...
...t'i përshtatet çdo lloj stili! Është një aksesor qê lehtësisht mund të vishet në përditshmëri dhe me dy tre kombinime që kemi realizuar, mund të jetë një ide perfekte edhe për një mbrëmje apo event .
Koleksioni është i larë me 18 Karat ar, që do të thotë se janë bizhuteri që kanë pamjen po aq të bukur sa të stolive të arit, por më ekonomike dhe më pak rezistente ndaj agresorëve te jashtëm si kripa e detit, alkooli, solucionet e ndryshme apo kremrat. Të gjitha informacionet i gjeni lehtësisht në websiten e bannustudio.com
Bannu Studio, do bëhet pjesë e çdo vajze dhe gruaje...
...që do të bukurën, natyralen, minimalisten dhe feminilen. Bannu i ka të gjitha këto.
Bannu Studio përshkruhet me 3 fjalë...
Timeless, Elegant, Bold