Epo, kjo ishte e sikletshme.
Yjet më të nxehta të Hollywood u mblodhën në festën e Michael Rubin të 4 Korrikut në Hamptons të hënën – por kodi i veshjes krejt i bardhë krijoi një situate të pakëndshme për ish-ët e Kanye West, Kim Kardashian dhe Chaney Jones.
Kardashian u shfaq e veshur me një bluzë të bardhë Alaïa (1860 dollarë) dhe fund të ngjashëm, ndërsa 24-vjeçarja Jones kishte zgjedhur versionin fustan (4320 dollarë) të të njëjtit look.
Një fanse shkroi në Twitter, "Stop!!! Ne duhet të shohim fotot e tyre së bashku… Kim duhet të jetë duke vdekur që ish-e dashura e ish-bashkëshortit të saj është veshur si ajo. Kriptoniti i saj nuk po merr vëmendje!”
Një ndjekës tjetër shkroi, "Tani duhet që Bianca ta veshë atë në të njëjtën festë me Julia Fox vetëm që të shijoj dramën." Duke treguar prirjen e West për të stiluar partneret e tij, një i tretë shkroi: "Ndoshta Kanye i ka veshur të dyja... veç e veç pa iu thënë".
Dikush tha: “Wow Kimmy? Me të njëjtën veshje si dikush tjetër?? Si mund te ndodhë kjo?? Dikush do pushohet nga puna! Lmao”.
Të tjerë e quajtën veshjen e tyre njësoj " tragjike", "qesharake" dhe "të sikletshme".
Kim paraqiti kërkesën për divorc nga West në fillim të vitit 2021 dhe reperi doli me Jones vitin e ardhshëm, ku shumë e quanin modelen si kopje e Kim K.. Dyshja u ndanë në qershor.
Përveç faktit që ngjajnë në fytyrë, Kardashian dhe Jones duket se kanë edhe stile të ngjashme.