Noizy ka vendosur që vajzën e tij, Leandra ta mbaj larg syrit të medias teksa ajo jeton me mamanë e saj jashtë Shqipërisë.
Mirëpo, në Tik Tok ishte hapur së fundmi një llogari, ku përdoruesi pretendonte se ishte pikërisht vajza e Noizy-t. Në të postoheshin foto apo video të një vogëlusheje që i ngjante paksa Leandrës, mirëpo Noizy s’priti gjatë për t’i ndërprerë aktivitetin.
Në Story, në llogarinë e tij në Tik Tok, reperi ka publikuar një screenshot të adresës fallco teksa sqaron ndjekësit se ajo nuk është Leandra.
“Kjo nuk asht Noku vërtetë, ju premtoj. Fake. Noku s’ka rrjete sociale”- ka shkruar ai.