Ka një rregull përsa i përket stilit veror në ambientet e punës, i cili thotë se pantallonat e shkurtra nuk duhet të bëjnë pjesë në look-un tuaj të përditshmë. Por ky rregull edhe mund të thyhet...

Kur temperaturat janë të larta është e vështirë të vishesh për në punë, siç është e vështirë edhe të mbash për disa orë veshur diçka që të shkakton vapë. Përveç fustaneve, fundeve etj, mund të vishni edhe pantallonat tuaja të preferuara, mjafton t’i kombinoni me mënyrën e duhur.

Për çfarë duhet të kujdeseni?

Gjatësia

Dihet që pantallonat shumë të shkurtra duhet të qëndrojnë jashtë punës. Gjatësia ideale është ajo me të cilën ti ndihesh që nuk po zbulon diçka më shumë seç duhet. Afërsisht pak më lart se gjuri.

Stili

Një palë pantallona me viza, ose një palë njëngjyrëshe me bel të lartë mund të kombinohen shumë thjeshtë me një bluzë të bardhë, duke ju treguar më chic. Në çdo rast është mirë të shmangni xhinset e çara.

Këpucët

Me patjetër të sheshta. Zgjidh një palë sandale ose balerina njëngjyrëshe.