Nuk do të flasim për Rockfeller Center, një vend ikonik në Manhattan i spikatur për ndërtesat dhe kulturën.

Do të flasim për një destinacion të ndodhur shumë pranë këtij vendi, një destinacion pas të cilit fshihet një histori suksesi.

Duomo 51, është emri i një restoranti të spikatur, i cili ka tërhequr vëmendjen e personazheve të famshëm dhe revistave prestigjoze si Forbes dhe New York Times.

Fakti që e bën akoma më të veçantë për ne, është se ky restorant është produkt i punës dhe suksesit të tre ortakëve shqiptarë.

Histori të tilla, që kalojnë kufij dhe oqeane, që janë të ngritura mbi punën dhe vullnetin, duhet të kenë një vëmendje të dedikuar.

Si fillim po ju njohim pak me Duomo 51, një vend i cili të jep një eksperiencë mbreslënëse me hapësirën e tij, stafin dhe ushqimin italian.

Restoranti ndodhet në katin e shtatë të hotelit Doubletree. Një stil klasik i ndërthurur me modernen, ngjyra të pasura prej druri të errët dhe burgundy, me shandanë të mrekullueshëm, llambat dekorative në tavolinat e shtruara bukur, gotat e verës dhe serviset prej argjendi... Pas kësaj hapësire, një mur xhami ndan ambjentin e tarracës, i cili përcaktohet më casual.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUOMO51 (@duomo51nyc)

DUOMO51 është nga ato vende ku gjen përkushtim dhe cilësi në çdo detaj. I vlerësuar nga personazhe me potencial, të huaj dhe shqiptar, ne patëm mundësinë ta njohim këtë vend më afër, duke njohur më tepër ata njerëz që ndodhen pas këtij suksesi.

Zamir (Sammy) V. Gashi, sot themelues i 6 restoranteve të njohur në New York City dhe drejtues i 100 punonjësve, ndër to edhe Duomo51, të cilin e drejton bashkë me ortakët e tij, Mariglen Dine dhe Alban Jakupaj.

Zamiri na tregoi se kishte përfunduar studimet në shkollën Skënderbeg në vitet 81'-89' dhe ka punuar në Tiranë si ushtarak në vitet 89'-95'.

"Dua ta theksoj këtë, sepse mendoj që si ajo shkollë nuk vjen më në Shqipëri. Në ato vite unë morra disiplinën, vendosmërinë, vullnetin dhe dashurinë."

Janari i vitit 1996, Zamirin e ka gjetur në New York, një djalë i ri nga Shkodra, në një vend krejtësisht të panjohur. Nisi të punojë në një restorant si ndihmës kamarier, e më pas duke kaluar në pozicionet si kamarier, bartender dhe menaxher.

Arsyeja pse sot Sammy ka arritur në këtë pikë, është sepse në çdo hap që kaluar ai ka zhvilluar pasionin për këtë fushë. Ndërkohë që punonte, shkonte në shkollë për të mësuar gjuhën. Pas shumë vitesh sfidë, uljesh dhe ngritjes, Sammy nuk hoqi dorë në asnjë moment dhe fryti i parë i këtij vullneti u shfaq në vitin 2002, ku hapi restorantin e parë.

Fillimi i mbarë gjysma e punës! Pas hapjes së këtij restoranti, Zamiri kaloi një 5-vjeçar të suksesshëm, ndërkohë që investoi edhe në fushën e Real Estate. Sot drejton 6 restorante në zonat më të spikatura: San Marino Soho, Royal 35 Steakhouse, Rameriono Italian Prime, Antica Restorant dhe restoranti në fjalë.

Duomo 51, sipas Zamirit, është një vend që duhet të jesh për të kuptuar magjinë!

"Ishte i vetmi vend që unë e hapa për egoizëm, pra egoizëm pozitiv. Partnerët e mi në biznes, Mariglen Dine nga Përmeti dhe Alban Jakupi nga Shkodra, janë të talentuar dhe të palodhur. Punën më të madhe e bëjnë punonjësit shqiptarë dhe unë i falenderoj çdo ditë. Pa ta nuk mund të arrija në këtë pikë."

Në 25 vite punë, Zamiri na tregoi për energjinë që të jep një vend si Manhattan, që vetëm nëse jeton aty mund ta kuptosh. Ne e pyetëm se cila ishte një ëndërr e parealizuar...

"Dua të jetoj në Itali, për 1 ose dy vite. Suksesi im më i madh është familja. Kam një familje shumë të bukur që më motivon çdo ditë. My beautiful wife dhe 3 fëmijët e mi, Delon, Denalda dhe Devin. Unë dua t'ju them vetëm që çdo gjë është e mundur."

Ne u përfshimë akoma më shumë në këtë biznes pas intervistës me Mariglen Dine.

Përgjigjet e të cilit theksojnë më tepër vlerën e punës dhe vullnetit për të arritur, jo vetëm ëndrrat, por edhe përtej tyre:

"Inspirimi për të nisur restorantin tim lindi nga një kombinim i pasionit tim për industrinë e mikpritjes dhe rrugëtimin tim personal në këtë fushë. Duke punuar si DJ për shumë vite në Tiranë por dhe në New York, kam mësuar artin e leximit të atmosferës dhe krijimit të përvojave të paharrueshme për njerëzit. Kjo përvojë me shtoi dëshirën time për të ndërmarrë  përsipër të hap një restorant dhe për të ofruar një përvojë unike.

Pasi zbulova pasionin tim, vendosa të zgjeroj dijen dhe aftësitë e mia duke ndjekur një kurs menaxhimi të biznesit për një vit në New York. Njëkohësisht punoja dhe si kamarier në restorant. Kjo përvojë më njohu me aspekte të ndryshme të industrisë, nga menaxhimi deri te kuptimi i preferencave të klientëve. Më ofroi një bazë të qëndrueshme për të ndërtuar mbi të."

Hapi kryesor i këtij suksesi, për më tepër në një vend si New York?

Hapi kryesor i këtij suksesi, veçanërisht në një vend si New York, është ndërthurja e pasionit, përkushtimit dhe përsosmërisë në çdo aspekt të rrugëtimit tënd. New York është një qytet i njohur për sfidat dhe mundësitë që ofron, dhe për të arritur sukses në këtë qytet energjik dhe konkurues, duhet të jesh gati për të vënë përkushtimin maksimal dhe investimin e nevojshëm.

Për mua, një tjetër këshillë kyçe ishte të punoja me një grup të përkushtuar njerëzish, të cilët ndanin të njëjtin vizion dhe pasion për të arritur suksesin. Partnerët e mi, Alban Jakupaj dhe Sammy V. Gashi, ishin burim i vyer i mbështetjes dhe ndihmës gjatë gjithë procesit. Bashkëpunimi i mirëfilltë me ekipin është thelbësor për të realizuar qëllimet e përbashkëta dhe për të krijuar një ambient të harmonizuar në restorant. Duke investuar në veten tënde, kultivuar njohuritë dhe aftësitë e tua dhe punuar bashkë me një ekip të përkushtuar, është e mundur të krijojmë diçka të jashtëzakonshme dhe të arrijmë suksesin që kemi ëndërruar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUOMO51 (@duomo51nyc)

3 ndjesi që çdo klientë merr në këtë restorant?

Në restorantin 'Duomo 51', çdo klientë merr tre ndjesi të veçanta që i bëjnë të ndihen tërësisht të përshtatur dhe të kujdesur:

1. Mrekullia kulinare: Klientët shijojnë një ndjesi të mrekullisë kulinare në 'Duomo 51'. Kuzhinieri i talentuar, chef Vilfrid Hodaj, krijon gatime autentike italiane nga guzhina Toscane me përdorim të produkteve të freskëta dhe përzierjeve të kujdesshme. Pikat e forta të kuzhinës italiane reflektohen në secilën pjatë të ofruar, duke sjellë një shijesë të jashtëzakonshme që kujtojnë aromën dhe shijen e Italisë.

2. Mikpritja e ngrohtë dhe përkushtimi: Çdo klient ndjen një ndjesi të ngrohtësisë dhe përkushtimit që momenti i hyrjes në 'Duomo 51'. Përkushtimi ndaj klientëve është i dukshëm në mënyrën sesi ata janë të mirëpritur dhe shërbyer nga stafi i përkushtuar. Një buzëqeshje e ndriçuar dhe një sjellje miqësore janë gjithmonë të pranishme për t'i bërë ata të ndjehen si mysafirë të nderuar.

3. Ambienti i relaksuar dhe i rafinuar: Klientët ndihen tërësisht të relaksuar dhe të përshtatur në ambientin e bukur dhe të rafinuar të 'Duomo 51'. Dizajni i kujdesshëm i restorantit, dekoracioni i mbarëvajtjes, dhe muzika e përzgjedhur me kujdes krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe të jashtëzakonshme. Kjo ndihmon klientët të shijojnë kohën e tyre në restorant dhe të krijojnë kujtimet e paharrueshme të një përvoje unike italiane.

Këto tre ndjesi - mrekullia kulinare, mikpritja e ngrohtë dhe përkushtimi, si dhe ambienti i relaksuar dhe i rafinuar - janë pjesë e ADN-së së 'Duomo 51' dhe krijojnë një përvojë të veçantë që kujtohet për një kohë të gjatë pas vizitës së tyre në restorantin tonë.

Na e përshkruaj pak marrëdhënien me stafin?

Marrëdhënia me stafin është një aspekt i rëndësishëm i funksionimit të 'Duomo 51'. Në restorant, përqendrohemi në krijuar një mjedis të përkrahjes, respektit dhe bashkëpunimit.

Ne kemi një ekip të përkushtuar dhe të motivuar që është angazhuar për të ofruar një përvojë të shkëlqyeshme për klientët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUOMO51 (@duomo51nyc)

Komunikimi është thelbësor për një funksionim të mirë të ekipit. Sigurohemi që komunikimi të jetë i hapur, i drejtpërdrejtë dhe efektiv në të gjitha nivelet e restorantit.

Për t'u siguruar që ekipi të ndjehet si një familje, organizojmë ngjarje sociale dhe aktivitete që ndihmojnë në ndërtimin e harmonisë dhe bashkëpunimit.

3 pjatat më të preferuara nga menuja e Duomo 51?

Këto janë tre pjatat më të preferuara nga menuja e 'Duomo 51':

Polpo alla Griglia, Tartufo, Dover Sole

Këto tre pjatat ofrojnë një përvojë të veçantë të kuzhinës italiane në 'Duomo 51' dhe janë të preferuara nga klientët për shijen e tyre të jashtëzakonshme dhe prezantimin e kujdesshëm të ushqimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUOMO51 (@duomo51nyc)

Objektivi radhës? Një restorant në Shqipëri?

Objektivi i radhës është hapja e një hoteli dhe restoranti në Shqipëri për të ofruar një përvojë unike të akomodimit dhe shërbimit gastronomik në vendin me të mrekullueshëm te shtrenjtën tonë, Shqipëri.

Kemi synimin të krijojmë një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj, duke përdorur bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe duke prezantuar kulturën, kuzhinën dhe traditat e vendit në mënyrë autentike. Dëshirojmë që këta klientë të ndjehen të përkujdesur dhe tërhequr nga shërbimi i shkëlqyer, kujdesi ndaj detajeve dhe një atmosferë miqësore dhe relaksuese. Përmes këtij objektivi, synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe të ndihmojmë në promovimin e bukurive dhe potencialeve të këtij vendi unik.

Çfarë të motivon çdo ditë?

Mundësia për rritje dhe zhvillim , realizimi i një vizioni .