Java e Modës në New York erdhi dhe Julia Fox tashmë është gati të përgjigjet "Këtu". E aftë si askush tjetër për të katalizuar vëmendjen tek vetja, aktorja mbrëmë – të martën 5 shtator – mori pjesë në eventin e lançimit të bashkëpunimit të ri mes Naomi Campbell dhe PrettyLittleThing duke shkaktuar, si zakonisht, zhurmë.

Ylli i "Uncut Gems" u sigurua që të gjithë sytë dhe kamerat të ishin te ajo teksa kaloi në tapetin e kuq në Cipriani Downtown pothuajse tërësisht nudo, duke zgjedhur të veshë një set metalik për këtë rast elegant.

Pjesa e sipërme mbulonte vetëm thithkat e yllit, ndërsa pjesa e poshtme mezi fshihte pjesët e saj intime. Megjithatë, ajo vendosi të kombinonte paraqitjen e saj të guximshëm me një pallto lëkure të zezë, të cilën e la të zbërthyer, nga koleksioni i Campbell.

Ish-e dashura e Kanye West e kompletoi pamjen e saj me çizme lëkure të zeza, buzëkuq në të njëjtën nuancë dhe rimel.

Fox ka thyer barrierat e modës gjatë gjithë verës, pasi ka veshur gjithçka, nga bikini me zinxhirë deri te një body i tejdukshëm.

Ajo gjithashtu veshi një fustan të kuq që përfshinte të pasme në formë zemre për një festë të Vogue.