Dafina Shahini është bukuroshja shqiptare e cila jeton në Belgjikë e është shpallur si më e bukura e qytetit të Namur-it duke rrëmbyer kështu kurorën “Miss Namur 2024” .

Kjo arritje i mundëson 17-vjeçares që të ketë mundësinë për të përfaqësuar Belgjikën e për t’u shpallur “Miss Belgium 2024”.

Si Dafina edhe kandidatet e tjera të përzgjedhura nga të gjitha krahinat e Belgjikës do të duhet të kalojnë ende një fazë përfundimtare përzgjedhëse, e cila do të zhvillohet në tetor, përpara se të dihet nëse do të jenë apo jo ndër finalistët e konkursit të bukurisë.

“Miss Belgjika 2024” do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm dhe ne i urojmë suksese bukuroshes shqiptare për të qenë fituese!