Është krejtësisht e shëndetshme dhe normale të duash seks shpesh. Trupi dhe truri  dëshiron kënaqësinë dhe fakti që ju jeni kaq në kontakt me atë që dëshironi është fantastike, prandaj ju lutemi hiqni etiketimet!

Por të jesh i fiksuar pak seksit shpjegohet dhe në disa forma të ndryshme, bazuar në këto elemente: (testojeni veten)

Masturbimi

Nëse e ndjeni të nevojshëm masturbimin shumë më shpesh nga sa duhet, atëherë ju vuani nga një çrregullim psikologjik i cili jua shkakton këtë. Zakonisht individë me të tilla çrregullime kanë tendencën e masturbimit në vende dhe momente të papërshtatshme.

Pornografia

Jo të gjithë njerëzit që shohin porno kanë prirjen të jenë të fiksuar pas seksit. Ama nëse nevoja për të parë video apo foto me përmbajtje pornografike është e pashmangshme e mira do të ishte të takonit një specialist.

Marrëdhënie të pakontrolluara

Nëse jeni gati të kryeni marrëdhënie të pakontrolluara vetëm e vetëm për të plotësuar nevojat tuaja seksuale, atëhetë me shumë mundësi ju jeni të fiksuar keq pas këtyre marrëdhënieve.

Urgjenca seksuale

Nëse e gjeni veten duke kërkuar seks me urgjencë, atëherë me shumë mundësi ju jeni të fiksuar pas seksit.