'Java e Modës në Paris' ka nisur zyrtarisht dhe kryeqyteti francez tashmë ka tërhequr shumë të famshëm nga e gjithë bota.

Mes tyre nuk mund të mungojë Hailey Bieber e cila për këtë event ndodhet në të njëjtin qytet me “ish-rivalen” e saj në dashuri, Selena Gomez.

Hailey, megjithatë, sigurisht gjeti një mënyrë për të nisur qëndrimin e saj në kryeqytetin francez me këmbën e djathtë falë një darke në restorantin Hôtel Costes dhe me një veshje që përmbledh të gjitha tendencat më interesante të sezonit.

Modelja kishte veshur një pallto maxi lëkure të zezë, një bluzë bezhë dhe një palë të brendshmeme bel të lartë mbi geta në përputhje me trendin "no pants(pa pantallona).

Hailey e kompletoi look-un me një rrip ari, një palë taka, një çantë clutch të zezë dhe syze dielli Saint Laurent. 

Très chic!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WHOOPSEE (@whoopsee.it)