Të jetosh një jetë normale kur je një sensacion global është krejtësisht e pamundur (përveç nëse je Hannah Montana). Por dje, me përjashtim të flokëve të saj 'burgundy', Dua Lipa mund të kishte qenë çdo njëzet e disa vjeçare në New York.

Këngëtarja shqiptare dhe i dashuri i saj, Callum Turner, dolën në një 'date' pasdite për të ngrënë akullore. Dhe Dua ishte veshur me një veshje që është në mood-in e çdo Gen-Z-er. Në një look njëngjyrëshe, ajo kishte veshur një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe një fund të bardhë midi me bel të ulët me qëndisje me lule nga Shushu/tong. Dua kishte zgjedhur atlete Puma të zeza, çorape të bardha të gjata dhe çantën e saj të re të preferuar me rrjetë Alaïa. Ah po, edhe një palë syze drejtkëndëshe super trendy.

Dua Lipa i bashkohet të famshmëve që priren në geek-chic. Natën e kaluar, Sabrina Carpenter veshi një palë syze të zeza Guizio x Quay në një takim me Barry Keoghan, ndërsa Billie Eilish, Bella Hadid, Doja Cat dhe Renée Rapp janë të gjithë të fiksuara me këto syze.

Turner, nga ana tjetër, ishte klasik. Ai kishte veshur një bluzë polo me mëngë të shkurtra dhe pantallona të ngjashme, me një palë atlete gri të lehta.