Portonovi ishte kryefjala e këtyre pushimeve verore dhe resorti që ndryshoi një herë e përgjthmonë konceptin e të të pushuarit. Ditët e gjata të verës, temperaturat e ngrohta, brigjet për t’u eksploruar dhe ujërat e bruztë përbëjnë tharmin e pushimeve të verës, por kur një resort ka gjithçka për të ofruar dhe është një shtëpi e dytë, pushimet janë të pakoha. Klima e butë e Gjirit të Bokës, një nga brigjeve më të bukura të Evropës, bën të mundur që një arratisje përgjatë muajve të vjeshtës të jetë aq e ëmbël sa e verës.
Kjo zonë e bukur e bregdetit të Adriatikut po shndërrohet në rivierën e re mesdhetare dhe Portonovi është resorti rezidencial malazez që ofron përvoja autentike si në asnjë vend tjetër. I vendosur në zemër të gjirit Boka, rrëzë një mali të lartë, me shtëpi luksoze, portin e klasit botëror dhe një hotel nga One&Only, Portonovi është destinacioni i përsosur për të kaluar disa ditë në qetësi totale, larg zhurmës e stresit, por njëkohësisht pranë të gjitha komoditeve.
Nga suitat dhe vilat e bukura deri tek përvojat e kulinarisë dhe mirëqenies, Portonovi është gjithçka që ju nevojitet për të shijuar mënyrën sublime të jetesës mesdhetare. Megjithatë stili i rafinuar i jetesës së Portonovit nuk është ekskluzivitet i banorëve të kësaj zone idilike të gjallë, por i gjithësecilit prej nesh që dëshiron të përjetojë këtë eksperiencë unike e të përqafojë të bukurën. Marrja me qira e një apartamenti apo një vile luksoze pushimesh, mes një përzgjedhjeje të gjerë të klasit botëror të apartamenteve, vilave dhe penthouses, pushimet tuaja do të jenë shumë larg atyre që keni kaluar deri më tani. Çmimet konkurruese, në raport me shtetet e rajonit dhe cilësia e lartë e ndërtimeve, bregdeti i bruztë i Adriatikut, peizazhet piktoreske janë vetëm disa nga arsyet që e bëjnë Portonovin një nga resortet më të mira në Ballkan.
Çdo rezidencë është e pajisur me pajisje luksoze, teknologji me efikasitet energjetik dhe pasqyrojnë vëmendjen maksimale ndaj detajeve. Cilado qoftë arsyeja e vizitës suaj, çdokush do e gjejë perlën e tij të rrallë. Marrja me qira e një apartamenti apo vile në Portonovi, është surpriza apo vendimi i duhur kur bëhet fjalë për festimin e rasteve të lumtura dhe okazioneve mes njerëzve të dashur. Nga apartementet për çiftet apo udhëtarët që kanë zgjedhur ta eksplorojnë Gjirin Boka vetëm, deri tek vilat e përshtatshme për familjet apo grupet shoqërore prej 8 personash, në Portonovi do të gjeni rezidencën që përmbush mësë miri kërkesat dhe dëshirat tuaja. Suitat janë të organizuara me një, dy ose tre dhoma gjumi, të dekoruara me stil të pakohë dhe ofrojnë pamje spektakolare nga deti, porti apo fshati turistik. Shtëpitë dupleks dhe vilat individuale me deri në 4 dhoma gjumi, variojnë nga 74 m2 deri në 382 m2 dhe janë të përshtatura për familje e jo vetëm.
Pishinat infiniti, tarracat të ekspozuara nga deti, kopshtet gjithmonë në gjelbërim janë vetëm disa bukuritë që do të kënaqin sytë tuaj përgjatë qendrimit në Portonovi.
E megjithatë, veç natyrës dhe vendndodhjes strategjike, ky resort është ndërtuar duke patur në mëndje turistin e ditëve të sotme. Tërësia e shërbimeve që ofrohen për klientët, aksesi ndaj dyqaneve dhe galerive, palestrat, klubeve sportive dhe qendrat e mirëqenies, farmacive, portit, aerodromi janë disa nga avantazhet që çdo pushues përfiton. Ekipi profesional i resortit është në dispozicion gjatë gjithë kohës për të ndihmuar çdo pushues nga rezervimi i udhëtimeve e guidave deri te planifikimi i itinerareve, restoranteve e jo vetëm.
Portonovi është një destinacion që ka gjithmonë për të ofruar përgjatë gjithë vitit, në çdo sezon e mesa duket Lord Bajron do të kishte të drejtë kur u shpreh se në zanafillën e krijimit të planetit, takimi më i bukur midis tokës dhe detit duhet të ketë ndodhur në bregdetin e Malit të Zi.