Në një intervistë për ‘S’e luan topi’, këngëtarja ka treguar mes lotësh për ndarjen nga jeta të babait të saj në moshën 18-vjeçare.
Ndërkohë, ajo ka zbuluar edhe momentin kur i ka shpëtuar një incidenti të rrezikshem me shokun e saj të ngushtë, i cili nuk arriti dot t’ia dilte.
“Në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh.
Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë”-rrëfehet Big Mama.