Prej muajsh dëgjojmë se Arbana Osmani do moderojë "Big Brother VIP Kosova". Pas largimit të Arbanës nga "Big Brother VIP Albania" ka pasur aludime se asaj i është bërë një ofertë nga Klan Kosova për të qenë pjesë e formatit atje. Madje, u tha se opinionist do jetë Luiz Ejlli.

Para pak ditëve pati raportime se Arbana ka marrë në dorë "Big Brother VIP Kosova" dhe madje ka nisur tanimë përgatitjet.

Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë. “Big Brother VIP Kosova” është prezantuar për dy sezone nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Kjo e fundit është shfaqur që fundmi në një video me Alaudinin dhe partneren e tij.
Teksa e ka ripostuar në Instagram, Jonida shkruan: “E ja kshu, kshu, tu u përgatit për tetor.”


Pra, ata do jenë sërish moderator të BBVK.

Çfarë ka thënë Arbana mbi këto raportime?

Ajo u pyet për teorinë konspirative që qrkullon në rrjet pak javë më parë teksa ishte e ftuar në "Zë me Mirën". Por, refuzoi të përgjigjet, duke thënë vetëm:
“Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.”