Shkodra është ni ballkon, kitarrë, dëshirë, andërr, buzë,

lumenj që puthen poshtë kalasë.

Shkodra është poezi..

A e dini që një fundjavë në Shkodër kthehet në vargje poezie?!

Jo më kot ne zgjodhëm që në një nga ditët Class Advent, të sugjerojmë një nga destinacionet më kuptimplotë në qytetin e Shkodrës, Çoçja Boutique Hotel.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hotel Boutique Çoçja (@cocjahotel)

Ndodhet në zemër të qytetit, aty ku ndjehet harmonia dhe meloditë e këndshme muzikore.

Sapo hyn, ty të përforcohet ndjenja se diçka e bukur të pret. Ngjyrat, arredimi klasik, aroma e mirë, dialekti dhe mikëpritja shkodrane, muzika e përzgjedhur dhe komoditeti krijojnë një emocion që nuk e gjen në çdo vend.

Theksojmë në veçanti mëngjesin! A e dini sa i rëndësishëm është mëngjesi i shijshëm dhe relaksues në ditë pushimi?! Tek Çoçja merr më shumë kuptim përgjigja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hotel Boutique Çoçja (@cocjahotel)

Çoçja është renditur shpeshherë si një nga hotelet më të preferuar në Shkodër, si dhe mund ta cilësojmë si një nga viralët, pasi shpesh është përzgjedhur nga influencer të njohur.

Ajo që do ju sugjerojmë, nuk është domosdoshërisht një dhuratë për festa, por një dhuratë që mund ta bëni në çdo kohë, një arratisje në Shkodër, pra një fundjavë në Çoçja Boutique Hotel. Lexo më poshtë me vëmendje!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hotel Boutique Çoçja (@cocjahotel)

Me njeriun e zemrës, me shoqen e zemrës apo me familjen, ju mund të kaloni një kohë cilësore dhe harmonike në detajet që e karakterizojnë këtë vend.

Për të gjithë lexuesit që përdorin kodin 'Revista Class' gjatë rezervimit do të përfitojnë 10% ulje në çdo tarifë.

Na falënderoni më vonë :D