Për çdo fundvit, redaksia e revistës Class publikon Class Awards, bazuar kryesisht në sondazhe për lexuesit përgjatë muajit dhjetor.

Por për këtë vit ne kemi zgjedhur të mos përgjedhim vetëm një personazh për secilën kategori, por një listë personazhesh, referuar punës, projekteve, dinamikës dhe sukeseve përgjatë vitit 2023. 

Renditja është e pacaktuar dhe vlerësimi vjen direkt nga redaksia e Class, bazuar në ndjekjen e ngjarjeve përgjatë një viti dhe studimin e opinionin publik në momente të ndryshme.

Kategoria: 'Këngëtari i vitit 2023'

Ylli Limani

Ylli, kolona zanore në përditshmërinë e shumë vajzave, ka patur një nga vitet më shpëthyese të karrierës së tij, duke lënë si gjurmë gjumë hite muzikore dhe albumin më të fundit me 12 këngë, 'Tjetër'.

Noizy

'Alpha' për këtë vit, Noizy ka shënuar një tjetër vit të suksesshëm në rrugëtimin muzikor.

4 gusht 2023, sheshi 'Nënë Tereza' u kthye në një qytet brenda një qyteti, me artistët më të mëdhenj dhe më mijëra fansa, që mbështesnin rrugëtimin e një artisti si Noizy.

Butrint Imeri

Fiksimi i çdo vajze, ka qenë në qendër të vëmendjes këtë vit me 6 super hite dhe një nga artistët me më shumë aktivitete muzikore përgjatë verës.

Ledri Vula

Çdo vit është në kategorinë e këngëtarëve të vitit, sepse Ledri e di mirë se si të marrë vëmendjen.

Lyrical Son & Mc Kresha

A ka party pa the best duo? 2023-shi ka qenë viti i hiteve edhe për Mc Kresha-n dhe Lyrical!

Bardhi

14 bashkëpunime të suksesshme, 2023-i mund të kategorizohet si ndër vitet më të sukseshme për Bardhyl Idrizin, këngëtar nga Kumanova, Maqedonisë së Veriut. Ka nisur të merret me muzikë në vitin 2017 duke prodhuar projekte profesionale.

Alban Skënderaj

Edhe për këtë vit, Alban Skënderaj na ka krijuar, obesion dhe iluzion!

Capital T

Me 10 hite për vitin 2023, Trim Ademi, shton disa YJE më shumë në karrierën e tij të suksesshme.

Olsi Bylyku

Olsi Bylyku është në kategorinë e këngëtarëve të vitit, pasi 2023-shi ka qenë viti me më shumë bashkëpunime për këngëtarin.

Mozzik

Mozzik, një nga këngëtarët që prodhon një numër të lartë klikimesh në youtube dhe spotify. 2023-shin e mbylli me 7 projekte muzikore.