Për çdo fundvit, redaksia e revistës Class publikon Class Awards, bazuar kryesisht në sondazhe për lexuesit përgjatë muajit dhjetor.
Por për këtë vit ne kemi zgjedhur të mos përgjedhim vetëm një personazh për secilën kategori, por një listë personazhesh, referuar punës, projekteve, dinamikës dhe sukeseve përgjatë vitit 2023.
Renditja është e pacaktuar dhe vlerësimi vjen direkt nga redaksia e Class, bazuar në ndjekjen e ngjarjeve përgjatë një viti dhe studimin e opinionin publik në momente të ndryshme.
Arbana Osmani
Në suksesin e padiskutueshëm të programin Big Brother Vip, Arbana Osmani ka një rol thelbësor me moderimin e saj që karakterizohet nga pasioni, saktësia dhe mendimi i mprehtë.
Kiara Tito
Ëndrra Kiara Titos për të moderuar një program në Top Channel është realizuar përgjatë vitit 2023! Me moderimin e DWTS Fun Club, Kiara i rrëmbeu edhe më shumë zemrat e publikut, pasi reflektoi me aftësinë dhe pasionin e saj në moderim.
Megi Pojani
Tanimë jo vetëm një showgirl në rrjete sociale, por edhe në një program televiziv. Megi, moderatore në 'Përputhen' ka përjetuar një moment me rëndësi në karrierën e saj, duke zbuluar edhe më shumë efikasitetin dhe përshtatshmërinë në programe të kësaj natyre.
Bora Zemani
Bora, si moderatore e një prime-time show, si DWTS, ka rritur më shumë yjet e suksesit në karrierën e saj përgjatë vitit 2023!
Luana Vjollca
Simbol i vajzës sexy dhe dominuese në ekranin shqiptar, figura e Luana Vjollcës lidhet përgjatë vitit 2023 me risinë e programin Love Island Albania, i cili u prit mirë nga publiku dhe pati një sukses të konsiderueshëm.
Jonida Vokshi
Jonida renditet në kategorinë 'Moderatorja e Vitit' referuar shkëlqimit me pjesëmarrjen e saj në moderimin e Big Brother Vip Kosova!
Marina Vjollca
Marina, edhe pse një nënë e përkushtuar përgjatë vitit 2023, ka shkëlqyer në çdo mbrëmje të 'Klaniforia' në RTV Klan.
Fjoralba Ponari
Fjoralba, për herë të parë pjesë e moderimit të 'Portokalli' përgjatë vitit 2023, ka shënjuar një moment të rëndësishëm në karrierën e saj.
Jonida Shehu
Me program revieë në Euronews, Jonida Shehu me profesionalitetin e saj, krijon panele dhe analiza me rëndësi për ngjarje të ndryshme nga aktualiteti.
Blerta Tafani
Një natë sa një jetë, Blerta Tafani ka sjellë përgjatë vitit histori, rrëfime dhe intervista me vlerë!
Grida Duma
Grida Duma, këtë vit nuk dominoi në foltoren e parlamentit, por në studion e Top Story. Çdo të hënë, Grida ka qenë më pranë publikut duke moderuar një nga programet më të ndjekur për analiza dhe debate.
Sonila Meço
Sonila Meço, me Task Force, ka shënuar një tjetër vit të suksesshëm në trajtimin e tematikave dhe në rolin e mendimeve me peshë në fenomene të ndryshme shoqërore.
Dojna Mema
Dojna, me pozitivitetin dhe çiltërsinë e saj, ka prekur këtë vit një program i cili qëndron më afër problematikave shoqërore, dhe kemi mundur të shohim një tjetër formë moderimi të saj në Piranjat.