Për çdo fundvit, redaksia e revistës Class publikon Class Awards, bazuar kryesisht në sondazhe për lexuesit përgjatë muajit dhjetor.

Por për këtë vit ne kemi zgjedhur të mos përgjedhim vetëm një personazh për secilën kategori, por një listë personazhesh, referuar punës, projekteve, dinamikës dhe sukseseve përgjatë vitit 2023.

??Renditja është e pacaktuar dhe vlerësimi vjen direkt nga redaksia e Class, bazuar në ndjekjen e ngjarjeve përgjatë një viti dhe studimin e opinionit publik në momente të ndryshme.

Me ju ky vit ka qenë më i bukur!

Adi Krasta

Me Adi Krasta Show, gazetari dhe moderatori ka treguar gjithnjë anën e tij potenciale të mendimit dhe artikulimit.

Eno Popi

Vitin 2023 e cilësojmë si një 'rikthim në habitat' për Eno Popin, me pjesëmarrjen në moderimin e DwTS.

Aldon Lipe

Zëri misterioz që na shoqëron çdo mëngjes në emisionin në  “Aldo Morning Shoë” prej shumë vitesh, Aldo krijoi një strukturë të re të programit, i cili zhvillohet tashmë në një studio të lëvizshme në rrugët e Tiranës.

Ardit Gjebrea

Nuk mund të mungojë në kategorinë e moderatorëve të vitit, zëri i së dielës, Ardit Gjebrea!

Florian Binaj

Florian Binaj, me emisionin Piranjat, ka dhënë një tjetër anë të profesionalitetit të tij si moderator.

Marin Mema

Marini, zëri më i pastër i vlerave dhe historisë shqiptare! Jo vetëm përmes punës kolosale me emisionin 'Gjurmë Shqiptare' por edhe me daljet e tij në studio televizive.

Edi Manushi

Me procesin sportiv dhe rubrikat në E Diell, Edi Manushi tregon gjithnjë energjinë dhe aftësinë e tij moderuese.

Donald&Romeo

'Më lër të flas', nga vëllezërit më të famshëm në shqipëri, ka shënjuar një sukses përgjatë vitit 2023.

Alaudin Hamiti

Në moderimin e Big Brother Vip Kosova, bashkë me Jonida Vokshin, Alaudini ka treguar gjithnjë saktësi në fushën e moderimit dhe me bindje e përfshimë në kategorinë 'Moderatori i Vitit'.