1. KOMBËTARJA KUALIFIKOHET NË EURO 2024!

Kombëtarja shqiptare barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Moldavisë në stadiumin “Zimbru” duke siguruar pjesëmarrjen për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian. Vetëm një pikë mjaftonte për të shkuar në “Gjermani 2024” dhe kuqezinjtë ia dolën më së miri, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë këtij edicioni kualifikues duke siguruar me meritë të plotë finalet e Kampionatit Europianit në “Gjermani 2024”.

2. Luiz Ejlli

Pas shkëputjes për një kohë të gjatë nga vëmendja e publikut, Luiz Ejlli, rikthehet në ekran me pjesëmarrjen e Big Brother Vip 2. Një rast studimor në fakt për mënyrën se si thuajse unanimisht shumica e shqiptarëve brenda e jashtë kufijve e deshën dhe adhuruan.

3. Mira Murati

Shqiptarja më me ndikim në teknologji! Kompania OpenAI ka shkaktuar bujë me chatbotin e tyre të quajtur ChatGPT. Inteligjenca artificiale pushtoi internetin me natyrën e tij elokuente dhe përgjigjet progresive, ku roboti madje kaloi një provim përfundimtar në një universitet elitar pa asnjë problem. 20min.ch shkruan se teknologjia bazë është nën drejtimin e Mira Muratit. Si shefe e Teknologjisë, ajo drejton zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së OpenAI. Për shkak të kësaj, ajo konsiderohet si një nga gratë më me ndikim në industrinë e AI.

4. Edit Shkreli

Katër shqiptarë kanë fituar në Zgjedhjet e përgjithshme speciale në Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.

Mes tyre është edhe Edit Shkreli, një shqiptaro-amerikane që fiton garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

5. Dua Lipa

'Ambasadore e Shqipërisë' në gjithë botën. Dua Lipa me dinamikën dhe me mbështetjen e saj për Shqipërinë në ngjarje të ndryshme nuk mund të mungojë në listën e personazheve të vitit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)