Përgjatë vitit 2023, mund të themi me bindje se Portonovi, mund të renditet si destinacioni më tërheqës në bregdetin e Malit të Zi.

Shumëllojshmëria e shërbimeve, argëtimeve dhe programeve artistike e kulturore e bëjnë atë të gjallë dhe tërheqës gjatë gjithë vitit.

Oferta të larmishme me një program të pasur eventesh, mirëpret të gjithë të vizitojnë Portonovi-n dhe të fitojnë një përvojë unike gjatë çdo sezoni.

Stafi editorial i revistës CLASS, pati mundësinë të kalonte një eksperiencë 3 ditore, përgjatë sezonit festiv, të cilën e përshkruajmë vetëm me një fjalë: Unike.

Në fakt këtë artikuj duam t'ja dedikojmë atyre që nuk kanë mundur të bëjnë mjaftueshëm pushime përgjatë vitit 2023.

Mënyra më e mirë për ta nisur një vit janë pikërisht disa days off me njerëzit e zemrës. Patjetër që Portonovi ju japin çdo ndjesi të munguar në akomodim, shërbim dhe argëtim.

Në këtë resort nuk bëhen kompromise, sepse ju do të keni gjithçka që ju nevojitet për t'u ndjerë si në shtëpi, nga dyqanet dhe galeritë, te palestrat, klubet sportive dhe qendrat e mirëqenies.

Madje po ju tregojmë një mënyrë se si të bëni dhe një arratisje vetjake,

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by One&Only Portonovi (@ooportonovi)

Chenot Espace Spa, vendi ku mund të merrni përkëdheljen që meritoni.

 

Cilido qoftë qëllimi i pushimeve tuaja këtë vit, në këtë resort mund të gjeni çdo gjë një hap larg nga dera e apartamentit.

E kemi theksuar edhe më parë se gjatë qëndrimit në Portonovi, ju do të keni akses në bar-e dhe restorante edhe shërbimeve të One&Only që përshtaten me çdo lloj mood-i që ju mund të keni gjatë ditës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portonovi (@portonovi)

Përshembull në restorantin Romeo&Juliet ju mund të shijoni delikatesën e ushqimeve italiane nga shefa të njohur në nivel ndërkombëtar. Ose Perla Square Portonovi, që ndodhet në një mjedis unik, i rrethuar me pemë ulliri dhe tinguj të këndshëm të shatërvanit.

Artikujt e menusë janë frymëzuar nga bukuria që do të gjeni në Portonovi - një përzierje mesdhetare, tradicionale dhe moderne. Produkte autentike të zgjedhura me kujdes nga fshatrat e vegjël që ndodhen në brendësi të Herceg Novi-t japin një shije të vërtetë të kuzhinës malazeze!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portonovi (@portonovi)

Kujtojmë që rezidencat në Portonovi janë të disponueshme për blerje dhe qiradhënie. Të projektuara nga arkitektë të njohur botërorë dhe të ndërtuara me materiale natyrore në stilin mesdhetar, këto prona janë ndër më të lakmuarat në Adriatik. Në kompleks gjenden rezidencat: “Marina” me akses të drejtpërdrejtë në marinë, “Sky Villas” me apartamente të bollshme dhe ballkone private në zemër të kompleksit, shtëpi private luksoze One&Only dhe “Portonovi Village” rrethuar nga kopshte private.

Çdo detaj në këtë zonë është projektuar me kujdes, nga suitat dhe vilat e bukura deri tek porti i klasit botëror, baret restorantet që ofrojnë përvoja unike të kulinarisë dhe qendrat dedikuar mirëqenies. Në harmoni të plotë me natyrën përreth, luksi merr emrin nga detajet e rafinuara të çdo rezidence, e cilado qoftë zgjidhja juaj, eksperienca do të jetë thjesht e papërshkueshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portonovi (@portonovi)

Marrja me qira e një suite me një, dy ose tre dhoma gjumi është e mundur gjatë gjithë vitit, duke qenë se në Portonovi në çdo stinë ka diçka për t'u ofruar.

Portonovi është gjithçka që ju nevojitet për të shijuar mënyrën sublime të jetesës mesdhetare.

Shfrytëzoni këto ditë pushimi për të planifikuar një nga udhëtimet më të këndshme përgjatë fillimit të vitit të ri!