Nëpërmjet syzeve të mëdha me buzë të zeza, Iris Apfel për më shumë se një shekull vëzhgoi botën me besimin e një gruaje që refuzoi 'rregullat' dhe vendosi stilin e saj për të gjithë.
Apfel ndërroi jetë në moshën 102-vjeçare.
Dizajnerja e njohur shfrytëzoi çdo mundësi që i dilte, nga ekspozitat prestigjioze të artit deri te kopertinat e revistave, një linjë kozmetike, një dokumentar, një kontratë modelimi dhe një kukull Barbie të bëra sipas imazhit të saj.
Në vitin 2015, ajo tha për Vanity Fair se ende mbante fustanin që kishte veshur në takimin e parë me bashkëshortin e saj të ndjerë, Carl Apfel, rreth 68 vjet më parë. Ai vdiq në vitin 2015, pak ditë para ditëlindjes së tij të 101-të. Në atë kohë, ajo e përshkroi atë si "një burrë shumë bujar dhe një njeri shumë me humor".
Ajo besonte në fuqinë e pafundme të të qenit vetvetja, pa u përshtatur asnjëherë me standardet e imponuara nga shoqëria.
Iris shprehte gjithnjë në media gëzimin e pafund që kishte për jetën edhe në momentë të vështira!