Këngëtarja e njohur, Rita Ora ka folur për jetën e saj private dhe është ndalur te historitë e saj të dashurisë në të kaluarën.

Ajo është shprehur se është ndier e palumtur me lidhjet e saj në të kaluarën derisa njohu bashkëshortin aktual, Taika Waititi.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht me romancën e tyre në muajin gusht. Para lidhjes së tyre romantike, Rita dhe Taika kishin qenë miq të ngushtë për gati 5 vjet.

33-vjeçarja, e cila u martua me regjisorin e njohur në një ceremoni të thjeshtë në Los Anxhelos, ka shprehur në intervistat e saj të hershme se ajo e ka propozuar partnerin e saj.