Kaq e pati edhe paqja në ‘Ferma VIP’. Së fundmi një debat mes Elsa Lilës dhe Rigelsa Cybi ka degraduar në momente aspak të hijshme, pasi Rigelsa ka gjuajtur me me shishe në drejtim të këngëtares.

Debati mes tyre filloi për shkak të akuzave të Elsës se modelja po i ngatërronte të gjithë konkurrentët me njëri-tjetrin.

“Po ik moj injorante që je 50 e sa vjeçe dhe vjen e më del mua me c*ca jashtë e gjera të tjera” – iu përgjigj Rigelsa e acaruar, ndërsa i tha këngëtares “nuk ke shans që ti të flasësh për mua dhe të më kritikosh dhe asgjë, je zero”.

Debati:

Elsa: Rigelsa qëndro kështu siç je se nuk ka problem për ty

Rigelsa: Fol drejtë pra

Elsa: Çfarë shikimi ka bërë!

Rigelsa: Hë pra fol

Elsa qesh me të madhe

Elsa: Ua çfarë shikimi ke bërë

Rigelsa e godet me shishe këngëtaren

Rigelsa: Nuk qetësohem unë. Fol ku e ke problemin?

Elsa: Problemin që ndave një ferr të tërë

Rigelsa: Unë i ndava! Po ik moj injorante që je 50 e sa vjeçe dhe vjen e më del mua me c*ca jashtë e gjera të tjera. Ku qenka problem për mua se ke vajzë vetë. Turp të kesh

Elsa: Turp të kesh ti që ndave të gjithë

Rigelsa: Kë ndava unë moj? Unë kam qenë në punën time gjatë gjithë kohës

Elsa: Unë isha në prime me ty dhe e kuptova se kush ishe

Rigelsa: Nuk ka shans që ti të flasësh për mua dhe të më kritikosh dhe asgjë, je zero