Në shtëpinë time, ardhja e pranverës shënjohet nga dy detaje: kur vesh fustane dhe funde në vend të xhinseve për njëzet ditë rresht dhe kur bëj pedikyrin e parë të sezonit.
Me këto detaje jam gati t’i them mirupafshim dimrit dhe të hidhem në krahët e pranverës, ku mund të vesh lloj e soj këpucësh trendi.
Nga këpucët prej lecke, lëkure, kamoshi dhe deri te siluetat dhe ngjyrat, nga takat tek atletet, ja cilat janë shtatë llojet e këpucëve të domosdoshme për pranverën.
- Këpucët saten me shkëlqim
Pranvera është koha ideale për të veshur këpucë më delikate, siç janë këpucët saten. Mund të jenë sandale, taka ose pupa.
- Sandale të mbyllura përpara
Serioze para dhe festive pas. Sandalet me takë, të mbyllura përpara janë zgjedhja ideale. Janë zgjedhja ideale për mbrëmjet kur doni të dukeni bukur, por edhe të jeni rehat.
- Atletet shumëngjyrëshe
Të gjithë janë të çmendur pas atleteve me ngjyra këtë pranverë.
- MARY JANES
Jo vetëm francezet i dashurojnë këto lloj këpucësh, por të gjithë. Këpucët ‘Mary Janes’ janë të parapëlqyerat e momentit dhe një ‘must’ për pranverën. Mjaft elegante dhe lehtësisht të kombinueshme me xhinse apo fustane. Një zgjedhje e mirë, sa herë doni të dukeni të veshura!
- Këpucët rrjetë
Filloi me Alaïa. Balerinat rrjetë të shtëpisë franceze të modës tërhoqën mjaft vëmendje verën e kaluar. Tani, në prag të pranverës njerëzit e modës po i shpluhurosin Alaïas e tyre. Edhe markat e tjera po krijojnë këpucët e tyre prej rrjete.
Qoftë zgjedhja juaj këpucë me rrjetë peshku ose rrjetë më të imët, mbani vesh: këto këpucë do të jenë kryefjala e verës.
- Këpucët e bardha
Dikur mendoja se këpucët e bardha duken të lira, ndërsa tani falë stileve dhe siluetave më të rafinuara të këpucëve, këpucët e bardha janë një nga tendencat e sezonit.
Nga këpucët me takë, tek të sheshtat, stilohen mjaft bukur me një palë pantallona të gjera ose funde.
- Sandale me gisht
Ndoshta hezitoni paksa për të ndjekur këtë trend, por më besoni, sapo të vijë vera, të gjithë do të veshin sandale me gisht pa e menduar dy herë.