Mes personazheve që janë imituar në “Portokalli” ka qenë edhe opinionistja e “Big Brother VIP”, Ori Nebijaj.

Është aktorja Odisela Balla, ajo që interpreton Orin. E ftuar në “S’e Luan Top” Odisela ka rrëfyer se Ori e ka telefonuar, duke e komplimentuar për imitimin e saj.

“Që në puntatën e parë të Portokallisë, Ori po më kërkonte pasi shumë njerëz nuk e dinë se kush jam unë. Më shkruajti dhe është shumë pozitive. Madje më tha që të ndihem e lirë për ta trajtuar personazhin ashtu sic duhet. Për më tëpër më tha që mami i saj i kishte thënë që e bëj fiks”.