Një nga gjërat më të komentuara në këtë Big Brother kanë qenë veshjet luksoze me çmime marramendëse të Françeskës. 

Krahas thashethemeve në lidhje me jetën private, Françeska sqaroi për kureshtarët edhe të vërtetën pas fustaneve të shtrenjtë. 

Nuk mund të them që të gjithë fustanet ishin 100% nga gardëroba ime. Kam marrë një, dy, tre, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri. Pse jo? Pse të mos i suportoj shoqet? Femrat në Shqipëri janë të forta.

Për sa i përket aludimeve për bashkëshortin e saj dhe diferencën e moshës ajo u shpreh: 

Ehh, shumë vite! Që 15 vjeç. Mos të të them sa vite. Jemi moshatarë. Ergysi është tip privat dhe nuk ka shumë dëshirë të përflitet, por ka biznesin e tij dhe punon për vete. Nuk merret me ato gjëra që mendohet.