"Ka qënë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur."-e nis Ledion Liço mesazhin e tij në mbyllje të sezonit të tretë të "Big Brother VIP" dhe të parit të tij pas rikthimit në ekran.

Më tej falenderon ndjekësit për mbështetjen, kritikat dhe memet. "Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve."

Sigurisht pa lënë jashtë falenderimit dy producentitet, bashkëshorten Sara Hoxha dhe kunatën Lorin.

"Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ledion Liço (@mr.ledionlico)