Ditën e sotme, është mbajtur konferenca për shtyp e Alban Skënderajt, dy ditë para koncertit të madh më 6 qershor në stadiumin “Air Albania”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me detajet e koncertit, ai u shpreh se nuk do të jetë koncert meditativ, stil i një salle të vogël, por do të ketë pak më shumë energji.

Nuk do të jetë ai koncerti meditativ, stil i një salle të vogël, por do të ketë më shumë energji. Pak më i gjallë. Gjithsesi, janë dhe momentet kyçe, ato njerëzore, ku unë rrëfehem dhe dua të jap një mesazh. Është një koncert i plotë, ku thelbi është muzika. Përmasat janë gjigande, skena është gjigande. Është një koncert mirëfilli perëndimor për sa i përket standardeve.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)