Miqësia dhe bashkëpunimet e tyre shkaktuan goxha bujë në showbizin shqiptar vite më parë. E po aq bujë bëri edhe përplasja virtuale me diss-e, statuse thumbuese, e deklarata të forta.
Në vitin 2017, Enca dhe Noizy i dhanë fund miqësisë së tyre pas dy super këngësh “Ata nuk e dinë” dhe “Bow down”. Shumë thanë për njëri-tjetrin asokohe, por prej vitesh duket se çdo gjë ka ngelur në të shkuarën.
Për herë të fundit Noizy ka folur për Encën teksa ishte i ftuar në NIN, katër vite më parë në 2020, ku tha: “Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari, është shumë rob i lodhshëm, ka qenë kërkuese ka pasur gjëra pozitive të veta, por shumë e lodhshme, pastaj lindin problemet dhe mosmirënjohjet “.
Ditën e sotme, këngëtarja ka habitur me një veprim duke publikuar në Instagram këngën e tyre “Ata nuk e dinë”. Jo pa arsye sepse sot bëhen 10 vite nga publikimi i kësaj kënge. Krah saj ajo ka shkruar vetëm “10 vite”.
Nuk dihet nëse dyshja kanë gjetur gjuhën e përbashkët apo Enca thjesht e ka kujtuar si një projekt të rëndësishëm në karrierën e saj. Jemi gjithë sy e vesh…