Nuk i ndodh të gjithëve që të realizojnë një ekspozitë për nder të tyre si dhe të kenë të pranishëm personazhe të famshëm në festën e hapjes. E vetmja që mund të kombinojë këto dy gjëra është Naomi Campbell, e cila çeli ekspozitën e saj monografike 'Naomi: In Fashion' në 'Victoria & Albert Museum' në Londër.

Grace Jones, Kate Moss, Law Roach, Jodie Turner-Smith dhe lista vazhdon e vazhdon: megjithatë të gjithë të ftuarit, siç mund ta prisni, nuk arrijnë të konkurrojnë me supermodelen dhe veshjen e saj mahnitëse. Për një rast të këtij lloji, kërkohet maksimumi i glamour dhe, pikërisht, pas pamjes totale të bardhë të Naomi Campbell mund të jetë vetëm stilisti më i kërkuar, arkitekti i imazheve Law Roach.

Ja, pra, ajo me një fustan të gjatë të bardhë nga Boss, që daton që në shfaqjen e parë të veshjeve për gra të markës, në vitin 2001. Fustani, i kompletuar me një rrip rreth belit për të theksuar siluetën, ka dekolte të hapur dhe për ta bërë gjithçka edhe më provokuese, një të çarë që i zbulon këmbët.

Ajo kishte veshur një palë taka të bardha, syze dielli me kornizë të bardhë dhe një varse dhe byzylykë Bulgari.

Hapja e ekspozitës së Naomi Campbell, e kuruar nga Edward Enninful, paraqet mbi 100 veshje të veshura nga supermodelja dhe kronikën e karrierës së saj.

Dihet që ajo është më se e mësuar që jetë qendra e vëmendjes dhe edhe këtu i jep një shije elegancës dhe gjakftohtësisë së saj.