Huma Abedin, ish-ndihmësja e vjetër e Hillary Clinton dhe Alex Soros, djali i aktivistit politik miliarder George Sorosj janë fejuar.

Çifti shpalli fejesën e tyre të mërkurën në Instagram me një foto të 38-vjeçarit Soros duke i propozuar  47-vjeçares Abedin.

 Në postimin e tyre shkruhej: "kjo ndodhi ... ne nuk mund të ishim më të lumtur, më mirënjohës dhe më të dashuruar".

Dyshja e bëri publike lidhjen për herë të parë në fillim të këtij viti me anë të një postimi nga një restorant në Paris për Ditën e Shën Valentinit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

Më pas ata morën pjesë në Met Gala 2024 së bashku në maj.