Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, pasi u celebruan pak ditë më parë në Prishtinë, kanë nisur përgatitjet për dasmën.
Ka qenë miku i Dafinës, këngëtari Yll Limani, i cili ka zbuluar më shumë. Artisti ka publikuar në llogarinë tij në Instagram ftesën e veçantë nga Dafina dhe Kreshniku për të qenë pjesë e dasmës së tyre.
Ftesa shihet që është shumë e veçantë duke iu përshtatur teknologjisë së fundit. Po ashtu, aty zbulohet se dasma do mbahet më 26 tetor 2024.