Një oaz kreativiteti, cilësie dhe stili!
Me këtë fjali përshkruajmë vizitën në kompaninë e prodhimit të veshjeve të Dren Abazit, aty ku kuptuam dhe arsyen e suksesit të këtij brand-i.
Në këtë kompani, e cila ka një përvojë 30 vjeçare, arrihet një ndërthurrje e tingujve të artit të Dren Abazit me cilësinë e pëlhurave, duke krijuar stil dhe indentitet.
Kjo kompani, është angazhuar në prodhimin e veshjeve, duke sjellë në jetë një biznes të konceptuar, të zhvilluar dhe nxjerrë në treg nga Felice Emanuels.
Felice është lidhur me industrinë e tekstilit që në fëmijëri, duke kaluar kohë në punën e prindërve të saj. Pasioni i saj dukej sikur ishte i transmetuar në çdo detaj që përfshihej në hapësirën e fabrikës ku prodhoheshin këto veshje, të cilat njdekin modelin made to order.
Kjo nënkupton që çdo veshje që është futur në linjën e prodhimit ka një klient. Arsyeja pse ky lloj modeli biznesi është i shëndetshëm, sidomos për një brand të ri, është sepse lejon për krijime të vazhdueshme, pa pasur nevojë për mbiprodhim.
Vlen për t'u përmendur edhe motoja e brand-it që lidhet me qëndrueshmërinë, e cila ka në fokus 3P- të: People, Planet, Profit.
Kjo vlerë e këtij brand-i ndjehej që në hapësirat e punonjësve dhe ndër bisedat që shkëmbyem me ta, na transmetua mesazhi që në këtë kompani ishte krijuar një ambjent social i shëndetshëm. dhe përgjegjësia që i është dhënë secilit është brenda kapacitetit dhe peshës që mund të mbajë, pra është një bazë e fortë për qëndrueshmërinë nga ana “njerëzore”.
Ana ekologjike e trajtimit të prodhimit fillon nga thelbi i modelit të biznesit, made-to-order, prodhim vetëm me porosi, që nuk lejon mundësinë për mbi-prodhim dhe mbajtje stok.
Së fundi, në lidhje me termin “profit”, në rastin e brand-it nënkupton që nuk krijojnë modele dhe koleksione një vit përpara, ndryshe nga shumë brand-e të modës.
Ne ishim kurioze të dinim se sa input ka Dren Abazi në stilimin e veshjeve dhe mësuam që Dreni, ka inpute në çdo aspekt të veshjes, nga dizejno deri tek cilësia e prodhimit dhe ana kreative.
Pas kësaj vizite ne morën ndjesinë e një filozofie ndryshe në stilim, që vjen si rrjedhojë e përkushtimit dhe pasionit të Felice.