Nisur nga teksti i këngës “Qikës Tem”, ku Bardhi ka folur për vështirësitë ekonomike dhe faktin se ka marrë borxhe për të paguar qiranë e shtëpisë, fansat e këngëtarit kanë shprehur shqetësimin mbi gjendjen e tij finanaciare.
Andaj, përmes një postimi në Instagram, Bardhi ka bërë një sqarim për publikun, duke thënë:
“Duke parë shqetesimin tuaj te vazhdueshem per situaten time financiare dhe dashamiresine tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situaten e pershkruar ne kangen e vajzes.
Nese kjo kange do ishte perdorur si viktimizim do e kisha lansuar ne muajin Prill ose Maj kur veshtiresite ishin aktuale, por un mendoj qe arti i mire gjithmone duhet me hap debate dhe me kriju pyetje.
Jam mëse krenar per rreshtat qe i kom shkru ne kete kange per vajzen time sepse mendoj qe cdo femije menyren me te mire per te mesuar dicka e ka nepermjet eksperiencave te prinderve.
Ju dua shumë, Elhamdulilah prej Zotit jemi shume mire e Zoti ju rujt t gjithve”.
View this post on Instagram