Arbana Osmani ka njoftuar se programi i saj më i fundit, “Mirëmbrëma Yje,” do të transmetohet të enjten në YouTube, duke sjellë intervista të veçanta me figura të njohura të showbiz-it shqiptar.
Në promon e publikuar nga Arbana, disa të ftuar janë zbuluar, ndërsa momenti më i veçantë përfshin këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cila duket se për herë të parë flet hapur për jetën e saj private.
Në një pjesë të intervistës, Xhensila përmend një ngjarje që i ka ndryshuar perceptimin, duke lënë të kuptohet për një çarje në marrëdhënien e saj me aktorin Bes Kallaku. “Asaj martese para se të ndodhte ajo që sytë e mi panë…” dëgjohet të thotë Xhensila, duke ngjallur kuriozitet për arsyet që ajo përmend.
View this post on Instagram
Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për fundin e martesës së saj apo për ndërhyrjen e personave të tretë, por ky moment pritet të zgjojë interes të madh te publiku shqiptar.