I njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Meritoni ka komentuar së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Në një intervistë për emisionin Prive, ai konfirmoi se ndarja ishte "100% e vërtetë", por arsyet mbeten private.

“Gjithçka ka ndodhur në mënyrë natyrale dhe reale. Kam vepruar ashtu si jam ndjerë dhe nuk do të ndërroja asnjë pikë apo presje nga ajo përvojë,” tha Meritoni, duke shtuar se reagimet e publikut kanë qenë të ndryshme, me disa që e kanë mirëpritur dhe të tjerë që jo.

Lidhur me raportin e tij me Ilnisën, Meritoni e vlerësoi atë si një grua të mrekullueshme, nënë të jashtëzakonshme dhe profesioniste. Ai theksoi se arsyet për ndarjen nuk kanë shumë rëndësi, pasi më e rëndësishme është që të dy të jenë mirë dhe të vazhdojnë jetën përpara.

Janë gjëra shumë private, por unë i uroj Ilnisës më të mirat në jetë dhe karrierë,” përfundoi ai.