Një bisedë e sinqertë dhe emocionale mes Egli dhe Gjestit ka shënuar një nga momentet më të diskutuara të mbrëmjes së djeshme në "Big Brother VIP Albania".
Pas bisedës, Egli vendosi që ta thërriste Gjestin “vëllaçko” në shenjë respekti dhe për të vendosur një kufi emocional mes tyre. Ky vendim nuk u prit mirë nga Gjesti, i cili kërkoi një shpjegim për këtë ndryshim të papritur në dinamikën e tyre.
Ky episod ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku faqja zyrtare e "Big Brother VIP Albania" publikoi momentin në Instagram. Ndjekësit kanë komentuar gjerësisht mbi situatën, duke ndarë opinione të ndryshme.
View this post on Instagram
Një koment që ra në sy ishte ai i ish-banorin Redon Berani, i cili shkroi:
“Gjest, i feel you bro.”