Busti i gjetur në Amarna në vitin 1912 nga një ekspeditë gjermane daton në mbretërimin e Akhenatenit (1375–1357 p.e.s.).

Mbretëresha Nefertiti, gruaja e faraonit, mban në kokë një kurorë-paruke, karakteristike e Dinastisë së Tetëmbëdhjetë, një model që më parë është hasur vetëm tek nëna e tmerrshme e Akhenatenit, Mbretëresha Tiy.

Busti është prej guri gëlqeror, pjesërisht i pikturuar; njëri sy është punuar nga shkëmb kristalor.

Veshët dhe shiriti i kokës, bashkë me gjarprin mbretëror në ballë, janë thyer.

Studiuesit kanë debatuar nëse objekti ka qenë ndoshta një bocet studioje për artistët e oborrit.

Busti i Nefertitit është një nga veprat më popullore të artit në botë.

Është stampuar në shalla, është gdhendur në varëse dhe tavolina kafeje.

Por, nga sa kam vërejtur, asnjëherë nuk e kam parë bustin të riprodhuar me saktësi.

Kopjuesit e zbusin, e feminilizojnë dhe e humanizojnë.

Në të vërtetë, busti ka një ashpërsi të padurueshme; është një objekt tepër turbullues për t’u mbajtur në shtëpi.

Madje edhe librat e artit e maskojnë: zakonisht ai paraqitet në profil ose me një kënd të lehtë, në mënyrë që mungesa e bebëzës së syrit të majtë të mos jetë shumë e dukshme ose të errësohet.

Çfarë ka ndodhur me syrin?

Ndoshta nuk ishte i nevojshëm për një bocet studioje dhe thjesht nuk u përfundua.

Por ndodhte shpesh që, në rastin e statujave ose pikturave të të vdekurve, syri të hiqej — një mënyrë për t’i mohuar dikujt identitetin, për ta zhdukur atë nga mbijetesa në jetën tjetër.

Sundimi i Akhenatenit solli përçarje të thella.

Krijimi nga ana e tij i një kryeqyteti të ri, përpjekjet për të shtypur klasën e fuqishme të priftërinjve, vendosja e monoteizmit dhe shpikjet e stilit artistik u shfuqizuan më vonë nga dhëndri i tij, Tutankhamuni, djali-mbret jetëshkurtër.

Nefertiti mund ta ketë humbur syrin gjatë shkatërrimit të Dinastisë së Tetëmbëdhjetë.**

Nga Camille Paglia