Në një letër të dorëzuar prokurorëve të Romës, që po hetojnë vrasjen e shqiptarisë Ilaria Sula, autori i ngjarjes, Mark Samson, ka shpjeguar versionin e tij të ngjarjes, duke përshkruar detaje të ngjarjes tragjike që çuan në vdekjen e 22-vjeçares.

Në letër, 23-vjeçari filipinas pohon se, nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë, ai dhe Ilaria kishin diskutuar për marrëdhënien e tyre, një bisedë që ai thotë se e kishte shqetësuar dhe e kishte lodhur. Ai shton se gjatë kësaj periudhe, Ilaria kishte kërkuar lidhje me njerëz të tjerë, duke e bërë atë të ndjehej i pakënaqur.

Mark Samson thotë se kur nata po afrohej dhe bëhej gjithnjë e më vonë, Ilaria i kërkoi atij që të qëndronte natën në shtëpinë e tij. Ai thekson se i dha disa pizhama që ajo të flinte rehat dhe më pas ata u shtrinë në shtrat dhe vazhduan bisedën për momentet e mira që kishin kaluar së bashku, duke përmendur përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i thoshin njëri-tjetrit. Mark Samson përmendi disa fjalë të ëmbla, si “Amore”, “tesoro”, “vita”, por gjithashtu përmendi fjalë shqipe si “shpirt”, “zemra ime” dhe ato filipinase “bebe ko”, “mahal”, “asawa”.

“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur. Po bëhej vonë, kështu që ajo më pyeti nëse mund të qëndronte natën në shtëpinë time. I dhashë disa pizhame që të flinte rehat. U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flasim për gjërat e mira që kishim përjetuar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. ‘Amore’, ‘tesoro’, ‘vita’, pastaj kaluam te fjalët shqipe ‘shpirt’, ‘zemra ime’ dhe ato filipinase ‘bebe ko’, ‘mahal’, ‘asawa’”, ka shkruar ai.