Një indeks i ri global ka surprizuar duke mdryshuar renditjet tradicionale mbi qytetet më romantike në botë: Londra është shpallur qyteti më romantik në planet, duke lënë pas simbolet e përjetshme si Parisi dhe Venecia. Studimi analizoi mbi 550 qytete anembanë globit, duke marrë në konsideratë tre tregues kryesorë: përmendjet si “romantik” në vlerësimet e TripAdvisor, numrin e aktiviteteve për çiftet dhe popullaritetin në rrjetet sociale nën hashtagun #datenight.
Kryeqyteti britanik, i vlerësuar me 79.11 pikë nga 100 të mundshme, ka befasuar shumë duke u renditur i pari. Me rrugicat e tij të ngushta, shëtitjet buzë lumit Thames, baret intime dhe parqet romantike, Londra duket se ka fituar zemrat e çifteve nga mbarë bota. Ndryshe nga imazhi i ftohtë që i atribuohet shpesh, qyteti është vlerësuar për atmosferën e ngrohtë dhe mundësitë për përvoja të paharrueshme në çift.
Top 10 qytetet më romantike në botë sipas indeksit të ri:
1. Londër, Mbretëria e Bashkuar – 79.11
2. New York City, SHBA – 66.65
3. Miami, SHBA – 54.64
4. Toronto, Kanada – 54.17
5. Romë, Itali – 53.38
6. Brisbane, Australi – 42.93
7. Las Vegas, SHBA – 40.39
8. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – 39.62
9. Paris, Francë – 33.21
10. Melbourne, Australi – 32.42