Shpat Kasapi dhe Selvije Jao duket se po përjeton një krizë serioze në marrëdhënien e tyre.
Burime të afërta me çiftin kanë bërë të ditur se martesa e tyre është në një fazë të vështirë, ndoshta edhe drejt përfundimit. Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku Selvija ka ndarë një mesazh emocional në InstaStory, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj personale. Ajo shkruan:
“Po kaloj një periudhë të vështirë në jetë dhe më besoni, nëse unë e kam bërë, mundeni edhe ju! Nuk dua të dëgjoj më ‘Po nuk kam kohë!’, ‘Nuk kam motivim!’ – sepse nuk e keni idenë sa shumë do t’jua ndryshojë jetën. Do t’ju bëjë të zonjat e vetes.”
Përveç këtij mesazhi, fansat kanë vënë re se çifti nuk ndiqet më në Instagram dhe kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, një sinjal që flet shumë për statusin e lidhjes së tyre.
Ndërkohë, Selvija po përgatitet për një hap të rëndësishëm në jetën e saj profesionale: publikimin e librit të saj të parë në gjuhën shqipe, me titull “Puno & Fito Online”. Ajo ka bërë të ditur se janë vetëm disa procedura të vogla që kanë mbetur dhe shumë shpejt libri do jetë në duart e lexuesve.