Loredana Brati, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, konfirmoi zyrtarisht se është divorcuar. Në emisionin “Goca dhe Gra”, Loredana deklaroi se martesa e saj, e cila kishte zgjatur rreth tre vite, ka marrë fund ligjërisht vetëm pak ditë më parë.
Sipas saj, raporti martesor ishte i lidhur me qëndrimin në Itali, një praktikë që shpesh haset mes shtetasve të huaj për qëllime dokumentacioni.
“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund,” – u shpreh ajo.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Brati e kishte ndarë publikisht këtë fakt me ndjekësit dhe banorët, duke treguar se ndonëse ishte e ndarë në praktikë nga bashkëshorti, divorci ligjor nuk kishte përfunduar ende. Kjo çështje tashmë është mbyllur dhe, siç u shpreh vetë ajo, statusi i saj aktual është beqare.
Ndërkohë, ajo që mbetet ende e paqartë është situata aktuale me Jozefin Marku, me të cilin Loredana krijoi një marrëdhënie brenda reality show-t. Dyshja u përfshi në një romancë me shumë luhatje, që u bë shpesh objekt i diskutimeve brenda dhe jashtë shtëpisë.
Pas mbylljes së BBV, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë një deklaratë të qartë për vazhdimësinë e marrëdhënies. Në rrjetet sociale nuk ka pasur foto, komente apo shenja të bashkëjetesës ose frekuentimit të përbashkët.
Në mungesë të konfirmimeve, çdo koment mbetet në nivel spekulativ.