Tirana do të ketë një tjetër energji më 5 qershor. Në një nga showroomet më të mëdhenj në kryeqytet, aty ku dizajni takon pasionin dhe eleganca merr formë, Brunes hap dyert për një nga emrat më të spikatur të arkitekturës bashkëkohore, Luca Dini.

Arkitekti italian, i njohur për projektet e tij mahnitëse në fushën e dizajnit, vjen në Tiranë, në një event ekskluziv për të gjithë ata që jetojnë me artin e ndërtimit dhe arredimit.

Nga ora 15:00 deri në 18:00, në showroom-in e Brunes në Tiranë, do të zhvillohet një takim frymëzues, ku profesionistët më të përkushtuar të fushës – arkitektë, dizajnerë, projektues dhe vizionarë të industrisë – do të kenë mundësinë të ndajnë ide, të mësojnë nga eksperiencat ndërkombëtare të Dini-t dhe të hapin horizonte të reja bashkëpunimi.

Kjo nuk është thjesht një ngjarje. Është një ftesë për të qenë pjesë e një momenti që sjell estetikën italiane, inovacionin global dhe frymëzimin autentik në një event ekskluziv.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë duhet të regjistroheni paraprakisht në linkun e mëposhtëm.

https://brunesevents.com/regjistrimi.php

Janë të ftuar të marrin pjesë profesionistët e apasionuar që jetojnë për dizajnin – arkitektë, dizajnerë interieri, projektues, ndërtues e arredues që besojnë te cilësia dhe detaji.

Luca Dini vjen në Tiranë dhe me të, vjen edhe një tjetër dimension i kreativitetit.