Pas vitesh aludime dhe ndryshimeve të dukshme fizike, Kylie Jenner më në fund e ndau publikisht “sekretin” e gjoksit të saj perfekt. Në një reagim në rrjete sociale, ylli i reality-t u përgjigj një ndjekëseje që e pyeti: “Si i bën të qëndrojnë ashtu?”, dhe Kylie nuk ngurroi të përgjigjej me përpikmëri:“445 cc, profil mesatar, gjysmë nën muskul!!!!! silikon!!!”. Ajo zbuloi gjithashtu se operacioni ishte kryer nga mjeku i famshëm Garth Fisher.
View this post on Instagram
Por, nëse mendoni se këto specifika janë bileta juaj drejt “gjoksit perfekt”, mjekët estetikë thonë: ndaloni pak!
Dr. Anna Steve, kirurge plastike në New York, i tha Page Six se çdo trup reagon ndryshe ndaj të njëjtës formulë. “Të njëjtat implante do të duken totalisht ndryshe në dy gra të ndryshme, për shkak të strukturës së trupit, lëkurës dhe formës natyrale të gjoksit,” shpjegon ajo.
Dr. Steve shton se kërkimi i rezultateve të Kylie-t nga një kirurg me më pak përvojë, mund të sjellë më shumë zhgënjim sesa bukuri. “Fotot referuese janë më të vlefshme sesa të thuash: ‘dua 445 cc si Kylie.’ Nuk është thjesht çështje numrash është art, shkencë dhe përshtatje.”
View this post on Instagram
Ndërkohë që fansat vërshuan në komente për ta komplimentuar për sinqeritetin, ekspertët rikujtojnë: operacionet plastike kërkojnë konsultë të personalizuar, jo kopjime të verbëra.
E në një epokë ku “Instagrami” është kthyer në katalog dëshirash estetike, ndoshta është koha të kujtojmë që bukuria nuk është copy-paste – dhe as gjithmonë 445 cc!