Angelina Jolie mbush 50 vjeç duke konfirmuar statusin e saj si një legjendë e kinemasë dhe një ikonë globale që ka kthyer famën në një mjet për ndryshim. Aktore, regjisore, producente, aktiviste dhe ambasadore humanitare, Jolie ka ndikuar thellësisht në botën e artit dhe përtej saj. Me një karrierë që shtrihet në pesë dekada, ajo ka ruajtur gjithmonë hijeshinë dhe forcën që e bëjnë të admirueshme në mbarë botën.
E bija e aktorit të njohur Jon Voight dhe aktores Marcheline Bertrand, Jolie lindi më 4 qershor 1975 në Los Angeles. Emri i saj është një nderim për rrënjët franko-italiane të familjes. Me origjinë çeke nga i ati dhe gjak francezo-irokez nga e ëma, ajo përfaqëson një përzierje kulturash po aq të pasura sa edhe vetë personaliteti i saj.
Ajo spikati që në fillimet e karrierës në vitet ’90 dhe fitoi Oscar-in në vitin 2000 për rolin në “Girl, Interrupted”. Nga Lara Croft tek Maleficent, nga Changeling te portretizimi i Maria Callas, Jolie ka treguar se zotëron një thellësi dhe diapazon të jashtëzakonshëm.
Por ndikimi i saj më i thellë është ai jashtë kamerave. Si përfaqësuese e UNHCR-së, ajo ka vizituar mbi 60 vende për të folur për refugjatët dhe të drejtat e njeriut. Ka folur hapur për vendimet e saj personale mbi shëndetin, duke frymëzuar miliona gra. Në vitin 2014, ajo mori titullin "Dame" nga Mbretëria e Bashkuar për angazhimin humanitar.
Nënë e gjashtë fëmijëve – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox dhe Vivienne – shumë prej tyre të birësuar nga vende të ndryshme, Jolie është një shembull i vlerësimit të diversitetit dhe lirisë.
10 kuriozitete nga jeta e saj:
1. Marrëdhënia e përfolur me vëllanë: Pas një puthjeje në buzë me vëllanë James Haven gjatë ceremonisë së Oscar-it, tabloidet ngritën spekulime që ajo i mohoi kategorikisht.
2. Mosmarrëveshjet me të atin Jon Voight: Në 2002, Jolie hoqi mbiemrin Voight nga dokumentet pas një deklarate të tij ku e quante të paqëndrueshme mendërisht. U pajtuan vetëm pas vdekjes së nënës së saj në 2007.
3. Një zemër e madhe që në fëmijëri: Në shkollë fillore, Jolie organizoi një fushatë për të shpëtuar nga pushimi nga puna mësuesin e gjimnastikës.
4. Viktimë e bullizmit: Në shkollë të mesme u ndje e përjashtuar për shkak të pamjes dhe kushteve të thjeshta ekonomike të familjes së saj, çka e çoi drejt vetëndimit.
5. Adoleshente punk: Në një shkollë alternative, përqafoi një stil të errët, vishte vetëm të zeza, eksperimentonte me flokë dhe luante me thika.
6. E magjepsur nga vdekja: Në moshën 14-vjeçare dëshironte të bëhej drejtuese funeralesh dhe studioi imbalsamimin nga shtëpia.
7. Nuk trembet nga insektet: Në një vizitë në Kamboxhia, i shërbeu fëmijëve të saj grilla dhe tarantula. Shiloh, sipas saj, “i adhuron”.
8. Një dashuri e madhe me një modele: Jolie ka pranuar se ishte në një lidhje me modelen Jenny Shimizu dhe mund ta kishte martuar po të mos kishte qenë e martuar me Jonny Lee Miller në atë kohë.
9. Martesa me Billy Bob Thornton: Me këtë aktor u martua në vitin 2000, në një lidhje intensive dhe kontroverse që përfshinte edhe “flakonë me gjak”. U ndanë pas tre vitesh.
10. Brangelina – një dashuri epike dhe një ndarje dramatike: U njohën në 2003 në “Mr. & Mrs. Smith”, u martuan në 2014 dhe u divorcuan në 2016. Pas ndarjes, pasoi një betejë e gjatë ligjore që ende tërheq vëmendje.