Pas një periudhe të gjatë pauze në muzikë, këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka rikthyer vëmendjen e publikut mbi veten, këtë herë përmes një rrëfimi të drejtpërdrejtë dhe jo pak të bujshëm në emisionin “Goca dhe Gra”. E njohur për qasjen e saj pa filtra, Enca zbuloi për herë të parë disa prapaskena nga aktiviteti i saj në platformën “OnlyFans”, që ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe opinionin publik.

Në intervistën e transmetuar së fundmi, artistja foli plot humor për përmbajtjen që publikon në platformën e njohur për ekskluzivitetin e saj dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me fansat. Pyetur për të ardhurat që mund të gjenerojë nga kjo platformë, Enca u përgjigj:
“1500 euro është vetëm për një gisht.”

Enca nuk është artistja e parë shqiptare që i drejtohet formave të reja të monetizimit të imazhit dhe ndërveprimit me publikun. Por, ajo mbetet një nga të paktat që flet hapur për këtë zgjedhje, duke e kthyer diskutimin për “OnlyFans” nga tabu në një realitet të tregut të sotëm të artit dhe showbiz-it digjital.